Lajme Artikull i Sponsorizuar

Shijoni natyrën e traditën shqiptare mes bjeshkëve në “Belle Resort”

"Belle Resort"- Deçan

Belleja është një lokalitet i lashtë historik që u ofron bukuri të rralla, ku shpirti të pushon e ndjehesh rehat.

E mbi të gjitha në gjirin e Belles si dhuratë e Zotit, gjendet resorti “Belle Resort” më i miri në mesin e më të mirëve në të gjitha hapësirat shqiptare.

“Belle Resort” ju ofron mikpritje e çiltërsi, ushqim tradicional krejtësisht bio, vila të bukura, parkun e aventurave, këndin e lojërave për fëmijë, të cilat gjenden në një ambient ku nuk shteron bukuria kurrë!

Pos që mund të shijoni ushqimet tradicionale, ju mund të shihni bjeshkët e larta e të bukura.

Secili vizitor gjatë rrugës për tek “Belle Resort” do të kaloj nëpër Grykën e Deçanit, në gjirin e kësaj bukurie magjepsëse, ku do hasni në manastirin iliro-arbëror të Deçanit, ndër më të bukurit në Evropë, i vendosur para kësaj Gryke, si një pikturë e përsosur.

Duke kaluar përpjetë Grykës së Deçanit që përfaqëson ikonën e turizmit në këto anë, gjendet Via Ferrata, që ofron mundësinë e ngjitjes së shtigjeve të hekurta, ku paraqiten pamjet spektakulare të grykave, maleve, shkëmbinjve dhe natyrës që ofron ky vend, të bënë të ndjehesh mirë dhe i relaksuar.

Më tutje, vizitori hasë në shpella asketike të vendosura në shkëmbinjtë shekullor të kësaj toke të bekuar prej shekujsh.

E gjatë gjithë kësaj gryke gjarpëron, Lumbardhi i Deçanit me gurgullimën e tij si muzikë parajse me ujin e ftohtë akull.

Kodrave të këtij kanioni, ku secili prej nesh dehet nga bukuria e tij, gjenden gjurmët e hershme të historisë sonë të lashtë, rrënojat e kalave, të Kullës së Qelisë, të disa kishave eremite, katolike e bizantine, gjurmët e rrugës Via Egnatia, Kishëza në Shpellën e Zezë, ku ruhen ende disa ikona në brendinë e saj, gjurmë të shumta arkeologjike, e pjesë tjera të traditës, që ia shtojnë madhështinë këtij lokaliteti të lashtë sa vet jeta.

Aty pranë Gurrave të Bardha bri rrugës Deçan Plavë në mes Belles së Mesme dhe asaj të Epërme gjendet Lapidari i Belles që është histori në vete i këtij lokaliteti.

“Belle Resort” ju mirëpret!.

/Shqip.com