Shihen duke shkëmbyer puthje e përqafime, konfirmohet lidhja e Semi Jaupaj dhe Ron Zaitit
Publikuar:
(08.06.2022 14:19:28)

Këngëtarja, Semi Jaupaj pas publikimit të këngës “All your lovin” në bashkëpunim këngëtarin kosovar, Ron Zaitin, nëpër rrjete sociale ndjekësit filluan të aludonin për një lidhje të mundshme mes dyshes.
Mirëpo tashmë është duke qarkulluar një video e dyshes ku shihen krahë për krahë njëri-tjetrit në festivalin “UNUM”.
Ata shihen të përqafuar e duke kërcyer e puthur.

Edhe pse në videoklipin e këngës së tyre u shiheshin të afërt e dyshues, tani gjithqka është konfirmuar.
Semi dhe Roni akoma nuk kanë reaguar ndaj videos. /SHQIP.com