“Shihemi sonte”, Maluma paralajmëron koncertin në Tiranë
Publikuar:
(14.03.2022 17:59:05)

Këngëtari më i njohur në botë do të përformojë në kryeqytetin shqiptar.
Koncerti do të mbahet në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”, ndërkaq këtë koncert Maluma e kishte planifikuar kohë më parë, mirëpo për shkak të situatës pandemike ishte anuluar.
Fondi për të arritur që Maluma të vinte në Shqipëri ka qenë relativisht i madh. Bëhet fjalë për mbi 600 mijë euro, bashkë me stafin e tij.
Pak orë para koncertit Maluma, ka paralajmëruar Tiranën për koncertin, duke publikuar një foto.
