Lajme Ballkan

Shi dhe erë në të gjithë Shqipërinë! Boshatisen plazhet, në Elbasan bien gurë nga mali

Moti i keq sot ka kapluar Shqipërinë. Shumica e plazheve janë braktisur nga ana e turistëve, raporton Top Chanel.

Po ashtu është bërë thirrje për kujdes gjatë natës, sidomos në zonat përgjatë luginës së Drinit, ku era do të fryjë deri në 65 km/orë.

Kjo gjendje pritet të vazhdojë edhe gjatë të shtunës ndërsa të dielën pritet të ketë permisim të gjendjes. Të shtunën do te ketë erë të fortë, dallgëzim të lartë në brigjet detare. Do të ketë vranësira të lehta, nuk priten reshje shiu.

Ndërsa ditën  e diele pritet të ketë përmisim të motit. Do të ketë më shumë diell,  vranësira të pakta, reshje të izoluara në veri të vendit.

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit ka vështirësuar qarkullimin tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”. Stuhia e fortë ka shkaktuar probleme në energjinë elektrike, duke u ndërprerë në disa zona të Elbasanit.

Edhe në Kosovë gjatë ditës ka pasur era të forta./Shqip.com