Shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurenti i “Përputhen” publikon mesazhet
Publikuar:
(16.03.2022 09:26:40)

Ish-konkurrenti i “Përputhen” , Alban Dyrmishi është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në qendrën e tij të masazhit, ushtrohej prostitucion.
29-vjeçari sipas policisë kishte marrë me qera një ambient, të përshtatur në një qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucion.
Gjithashtu në pranga kanë përfunduar dy punëtorët e qendrës së masazheve.

Mirëpo, trupa gjykuese caktoi për Dyrmishin masën “arrest shtëpie”, duke e lënë të lirë.
Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë disa foto, të cilat thuhet që i ka publikuar 29-vjeçari, ku shfaqet një bisedë e tij me pronaren e një ambienti që kishte marrë me qera.

Mes tyre nuk mungojnë ofendimet. Sa që në përfundmi, pronarja i kërkon mos ta shqetësojë më./SHQIP.com