Shfaqja e vallëzimit bashkëkohor “Equal” nga Kosova, premierë në Tiranë
Publikuar:
(01.06.2022 15:36:59)

Shfaqja artistike, “Equal”, e kompanisë “Noa Dance Theater”, të enjten do të jepet premierë në Tiranë.
Shfaqja e realizuar me koreografi të Robert Nuhës, jepet në ora 20:00 në kudër të festivalit “Cloud Fest”, i cili organizohet nga Bashkia e Tiranës.
“Equal” është projekti më i ri i artistik i kompanisë “Noa Dance Theater”, i cili vjen si rrjedhojë e kërkimeve të koreografisë së bazuar në teknikat më të fundit bashkëkohore, konkretisht në improvizim të kontaktit, të cilat nxjerrin në pah shtypjen gjinore si akt i dhunshëm dhe i dëmshëm fizik e psiqik.
Përmes imazheve që do të ofrohen përgjatë kësaj performance do të pasqyrohen situata që ngritin pyetje të cilat targetojnë reflektimin e shoqërisë mbi çështjet fragjile të barazisë gjinore.
