‘Sherri’ i Mihrijes me Remzien, Naim Abazi: E rrahi në mes të rrugës

Remizje Osmani dhe Mihrije Braha muaj më parë kanë pasur një hatër mbetje për shkak të një mos ftesë në fejesë.
Ky “sherr” është bërë viral në rrjete sociale dhe e ka kthyer në shaka.
Së fundi për këtë temë është pyetur edhe bashkëshorti i Mihrijes, Naim Abazi në në “Impact” në Ora News.
Me batutë dhe nota humori për ti dhënë fund kësaj historie Naim Abazi tha: “Nëse doni klikime e rrahi Remzien mes rrugës një ditë”
Më pas Mihrija e mbylli me sqarimin njëherë e përgjithmonë.
“Për të qenë e sinqertë dhe shumë e qartë. Unë e Naimi jemi njerëz që kemi raporte shumë të mirë me të gjithë personazhet e Estradës. Nuk kemi lënë vend për të pasur hatërmbetje me dashje, pa dashje ndoshta por ne nuk e dimë. Prandaj jemi krejt në rregull me të gjithë” tha Mihrije Braja.
/Shqip.com