Shenohen tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(27.03.2023 11:29:14)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste të reja me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thuhet se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 25 persona.
Megjithatë, të hospitalizuar për COVID-19 janë gjithsej 18 persona.
Aktualisht, në Kosovë janë edhe 112 raste aktive me virus.
/Shqip.com