Shenjat e hershme të autizmit që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Çrregullimet e spektrit të autizmit janë ndër problemet më të shpeshta të neurozhvillimit, të cilat pjesa më e madhe e prindërve i frikësohen.
Por, cilat janë disa nga shenjat më të hershme për të cilat prindi duhet të shqetësohet dhe të kontaktojë mjekun specialist?
Vonesa gjuhësore;
Mospërgjigje ndaj emrit të tij;
Humbje e aftësive gjuhësore dhe sociale;
Kontakt me sy i dobët;
Mungesa e buzëqeshjes apo përgjigjes sociale;
Aftësi e dëmtuar për të bërë shoqëri;

Aftësi e dëmtuar për të filluar apo realizuar një bisedë me bashkëmoshatarët;
Mungesë e lojës imagjinare dhe sociale;
Përsëritja e fjalëve apo përdorim i pazakontë i gjuhës së folur;
Interesa strikte të pazakonta;
Preokupim me objekte apo sende të çuditshme;
Mungesë fleksibiliteti ndaj ndryshimeve të rutinës;
Mbireagim apo nënreagim ndaj stimujve të ndryshëm;
Lëvizje të përsëritura të paqëllimta.
Shenjat ndryshojnë nga njëri person te tjetri në varësi dhe të ashpërsisë së simptomave. Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme janë elemente thelbësore, ndaj mos ngurroni të kontaktoni mjekun specialist sa më shpejt.