Shemsedin Dreshaj thotë se është e papranueshme biseda e Kusari-Lilës me Radojçiqin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur të papranueshme bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojçiq.
Dreshaj ka thënë se çdo komunikim i Qeverisë me një person të shpallur të padëshiruar nga SHBA-të, është shkelje ligjore.
Sipas tij, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi publike e politike.
“Nëse është montazh duhet dikush tjetër të japë përgjegjësi por nëse është faktike, nëse dëshmohet që është e vërtetë, në kohën aktuale… atëherë mendoj që vërtetë duhet të kërkohet një përgjegjësi legale nga ana e Mimoza Kusarit. Përderisa Lista Serbe nuk është në kuvend dhe nuk merr pjesë në votim, çdo komunikim me të është i paarsyeshëm. Ndikimi i tij u pa në veri kur as në referendum, as në votim të kryetarëve, as në pjesëmarrje në Kuvend ne nuk e kemi pjesë Listën Serbe… Sot Radojçiq është person pa influencë dhe çuditërisht i kontaktuar, por unë rezervoj të drejtën e prononcimit për shkak se nuk e di kohën kur është bërë ky incizim”, ka thënë ai.
Reagimi i plotë:
Kjo qeveri jo vetëm që tradhtoi besimin qytetar me premtime te pa realizuara dhe me një mendësi totalitare ku përfitues janë rrethi i ngushtë i pushtetit, por e shuajti shpresën për të ardhmen e vendit.
Arsimi dhe Shëndetësia, dy shtyllat e mbijetesës nën okupim, në vend se të kishin gjjthë vëmendjen dhe përkushtimin politik dhe institucional të qeverisë, nga dita në ditë, po pësojnë dëme dhe shkatërrim.
Pagat e ulëta dhe kushtet e punës, kanë shtyrë shumë punonjës të ikin nga vendi. Përkundër që sot kosto e jetës në Kosovë është shumë më e lartë se para tre vjetësh, kjo qeveri nuk mori asnjë veprim.
Arsimtarëve nuk ju mjaftojnë rrogat për mbijetesë, punojnë punë shtesë, jashtë orarit, duke ulë përkushtimin.
Shendetësia, premtim i kësaj qeverie, vazdhon të vegjetojë me probleme të njëjta. Ende pa strategji, pa sigurime shendetësore, pa ligj për shendetësi, me lista te pritjes dhe mungesë të barnave nga lista esenciale. Kjo quhet keq-menaxhim, ose padituri.
Kur kësaj i shtohet goditja e sektorit sindikal nga ana e qeverisë, është e qartë që po synohet që të thehen dhe të nënshtrohen këta sektorë, e kësisoj edhe të qeveriset me populizëm e militantizëm ditor.
Prandaj Kosova ka nevojë për qeverisje të re!
/Shqip.com