Shemi nga grupi “ILIRËT”, i vetmi këngëtar kosovar që do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë

Shemsi Krasniqi nga grupi “ILIRËT” është i vetmi këngëtar nga Kosova, i cili do të përformojë në Festivalin e Birrës në Korçë.
Kjo pasi të tjerë artistë kosovarë të cilët ishin ftuar për të përformuar e kanë bojkotuar këtë festë, për shkak se Bashkia e Korçës e cila e ka organizuar këtë festival ka ftuar këngëtarin serb, Goran Bregoviç për të përformuar në ditën e tretë.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli.
“Kemi Shemin nga ‘ILIRËT, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të përformojë në Festën e Birrës, do të thotë që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa, do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, tha Benila Themeli për Reporteri-n.
Festivali i Birrës në Korçë organizuar nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht.
Ftesa për të përformuar këngëtari Bregoviç ka qenë kryetemë e mediave këto ditë.
Kundër përformancës së tij janë shprehur numër i madhe i artistëve shqiptarë si, Noizy, Dafin, Vesa Luma, Gold Ag e shumë të tjerë.
Ndërsa, Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre me të mësuar për ftesën që i është bërë këngëtarit serb./SHQIP.com