Shembet një ndërtesë pesëkatëshe në Kajro, vret 9 persona
Publikuar:
(18.07.2023 08:26:51)

Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në Kajro, me nëntë persona të gjetur tashmë të vdekur nën rrënoja.
Ndërtesa u shemb në lagjen Hadek el Kubba, e cila është 3.2 kilometra nga qendra e qytetit. Katër banorë të shtëpisë janë dërguar në spital me plagë. Njerëzit u evakuuan nga një pallat aty pranë si masë paraprake. Puna e kërkim-shpëtimit vazhdon.
Sipas zv.guvernatorit të Kajros, Hossam Fozi, shembja ka ndodhur pasi qiramarrësi i banesës në katin e parë ka hequr një pjesë të mureve gjatë riparimit. Qiramarrësi u arrestua.
Ministria egjiptiane e Solidaritetit Social premtoi rreth 1,940 dollarë (60,000 paund egjiptian) si kompensim për familjet e viktimave.
/Shqip.com