Shefi i EULEX-it viziton Teodosijen, flasin për të drejtat e komuniteteve

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, të mërkurën ka vizituar peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije.
Giovanni Pietro Barbano ka treguar se me Teodosije kanë folur për situatën e sigurisë, si dhe të drejtat e komuniteteve.
“Gjatë diskutimeve të hapura, dëgjova brengën lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe respektimin e të drejtave të njeriut për komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano.
“E sigurova atë që EULEX do të vazhdojë mbështetjen për rend dhe ligj dhe se nga afër do ta monitorojë sistemin e drejtësisë në terma procedural, ligjor dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin e barabartë për të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter.
I paid today a courtesy visit to Bishop Teodosije of Raška & Prizren Eparchy at the Gračanica/Graçanicë Monastery.
During an open discussion, I heard his concerns regarding the overall security situation in Kosovo & the respect for human rights of non-majority communities. 1/3— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) August 9, 2023
/Shqip.com