Lajme

Shchneeberger-BE-së: Çfarë sanksionesh janë në plan për Serbinë, pasi e shkaktoi krizën?

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, ka reaguar pas raportimeve për sanksione të BE-së ndaj Kosovës.

Ajo, përmes një postimi në Twitter, ka parashtruar disa pyetje, se cilat do të jenë sanksionet ndaj Serbisë, pasi “shkaktoi krizën” në veri duke i tërhequr serbët e Kosovës nga institucionet.

“Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë për shkaktim të krizës duke i tërhequr serbët, nga institucionet, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja, duke i bojkotuar zgjedhjet dhe duke sulmuar dhunshëm paqeruajtësit e NATO-s?”, ka pyetur ajo.

Tutje, ajo vazhdon “përse po sanksionohet Kosova. “Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit? Apo për shkak se Kosova nuk do ta lejojë vete n të shndërrohet në një kukull për të gjykuar autokratët?”.

“Kjo vendosmëri dhe ashpërsi i përshtatet dhe është shumë e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo kundër Kosovës, e cila nuk po përpiqet të përdorë të gjitha llojet e dredhive për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët e saj. Kjo përmbysje autor-viktimë do të përshpejtojë atë që ata mendojnë se duhet të parandalojnë. Sa rezistent ndaj të mësuarit mund të jeni në të vërtetë?”, shtoi Shchneeberger.

/Shqip.com