SHBA hedh poshtë pretendimin e Rusisë se Ukraina do të përdorë bombë të ‘pistë’

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë pretendimet e Rusisë që Ukraina po përgatitet që të përdorë një “bombë të pisët”.
Siç raporton BBC, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka thënë se Rusia po e përdor këtë pretekst për të ndikuar në përshkallëzim të situatës.
“Fola me ministrin e jashtëm ukrainas Dimityr Kuleba sot për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe për të kundërshtuar akuzat e rreme të Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë një bombë të pistë në territorin e saj”, shkroi Blinken në Twitter.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjithashtu hodhi poshtë pretendimin se Kievi po përgatitej të përdorte një bombë të pistë.
“Nëse Rusia thërret dhe thotë se Ukraina thuhet se po përgatit diçka, kjo do të thotë një gjë: Rusia tashmë e ka përgatitur të gjithë këtë”, tha Zelenskiy.
Një deklaratë e zëdhënëses së Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-së, Adrienne Watson tha: “Ne i refuzojmë raportet e akuzave transparente false të ministrit Shoigu se Ukraina po përgatitet të përdorë një bombë të pistë në territorin e saj.
Bota do ta shihte nëpërmjet çdo orvatjeje për ta përdorur këtë pretendim si një pretekst për përshkallëzim”, tha Watson.
Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu bëri pretendimin rreth një bombe të pistë në një raund bisedash telefonike me shefat e mbrojtjes perëndimore.
Në këto thirrje, Shoigu përcolli “shqetësime rreth provokimeve të mundshme nga Ukraina me përdorimin e një ‘bombe të pistë,”” tha ministria ruse e mbrojtjes.
Një e ashtuquajtur bombë e pistë është projektuar për të ndotur një zonë të gjerë me material radioaktiv, duke e bërë atë të rrezikshme për civilët. Nuk ka të bëjë me një shpërthim bërthamor.
/Shqip.com