SHBA ende s’ka përgjigje për balonën kineze

Administrata e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden nuk ka mundur të konfirmoj raportet se Kina ishte në gjendje të mblidhte të dhëna në kohë reale nga balona spiune, me të cilën fluturonte mbi vende të ndjeshme ushtarake në fillim të këtij viti.
NBC News raportoi të hënën se balona kineze ishte në gjendje të transmetonte të dhëna në Pekin në kohë reale, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë amerikane për ta parandaluar atë – një zbulim që mund të thellonte kritikat e republikanëve ndaj Bidenit për neglizhencën për ta parandaluar lëvizjen e balonit.
Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni u thanë gazetarëve se ekspertët po analizonin ende mbeturinat e mbledhura nga balona, pasi u rrëzua më 4 shkurt.
Balona, të cilën Pekini mohon se ishte një anije spiune qeveritare, kaloi një javë duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, përpara se ushtria amerikane ta rrëzonte atë në brigjet e Atlantikut me urdhër të presidentit Biden.
Reuters ka raportuar se zyrtarët amerikanë besojnë se balona në lartësi të madhe, kontrollohej nga Pekini dhe ishte në gjendje të manovronte, ndërsa fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara, ndonjëherë duke u drejtuar majtas ose djathtas.
/Shqip.com