SHBA: Dyshime për bombë në Capitol

Policia në Capitol, zona ku janë të vendosura institucionet qendrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka filluar një hetim “për një veturë të dyshimtë” jashtë Librarisë së Kongresit dhe ka lutur njerëzit që të shmangin këtë zonë, njofton Shqip.com.
Siç shkruan The New York Times disa pjesëtarë të stafit në Capitol janë alarmuar, prandaj policia ka kërkuar që të mbyllen të gjithë brenda, të kyçin derën dhe të mos qëndrojnë afër dritareve.
Sipas zëdhënësit të policisë, Alaina Gertz, forcat e rendit “kanë dyshuar për një bombë në veturë, prandaj është evakuuar zona”.
Policia ka refuzuar të jap më shumë detaje rreth hetimit që po vazhdon duke thënë se për çdo të re mediat mund të informohen në llogarinë e policisë në Twitter.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 11:00 me kohën lokale, derisa disa nga rrugët janë bllokuar.
NOW: The USCP is responding to a suspicious vehicle near the Library of Congress.
Please stay away from this area and follow this account for the latest information. pic.twitter.com/LMBYBTJn4t
— U.S. Capitol Police (@CapitolPolice) August 19, 2021
Biblioteka e Kongresit, që është e vendosur afër ndërtesës së Capitol-it të SHBA-ve dhe Gjykatës Supreme, është më e madhja në botë./Shqip.com