Lajme

SHBA dhe aleatët e saj po planifikojnë ndihmë afatgjatë për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden

Wall Street Journal raporton se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe aleatët e saj në Evropë, po bëjnë plane për ndihmë ushtarake afatgjatë për Ukrainën.

Kjo është në një përpjekje për të siguruar që Rusia nuk do të jetë në gjendje të fitojë në fushën e betejës dhe të bindë Kremlinin se mbështetja perëndimore për Kievin nuk do të lëkundet.

Por gazeta tha se mungesa e armëve dhe presionet e brendshme politike po pengojnë përpjekje të tilla.

/Shqip.com