Shaip Kamberi kandidon sërish për deputet në parlamentin e Serbisë
Publikuar:
(16.02.2022 20:27:27)

Shaip Kamberi ka shpallur kandidaturën edhe për një mandat për deputet në parlamentin e Serbisë.
Kamberi u zotua se do të “vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi”.
“Falënderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi. Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.

Kamberi ka qenë deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 3 prill./Shqip.com