“S’është hera e parë që gaboj”/ Rama e nis me një ‘mea culpa’ komunikimin online me ndjekësit: Autizmi politik, term në literaturën akademike, por…

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
Flitet për gjuhën time që paskam thënë dhe paskam bërë gjëra që askush nuk i bën. Por, cilat janë këto. Çfarë kam thënë unë? Unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam komunikuar hapur me publikun. Ka qenë vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë. Ishte pa dashje. Fola për autizmin politik, që është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Mirëpo, prej disa kohësh, konsiderohet i papërshtatshëm. Nga unë doli pa dashje. I gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Nuk është hera e para që unë gaboj. E kam bërë edhe në rast tjetër atë që duhet të bëj kur dikush gabon, kërkova ndjesë. Dini ju ndonjë politikan tjetër që të ketë kërkuar ndjesë?
/Shqip.com