Lajme Ballkan

Serbia nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Hungarinë dhe Austrinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe kancelari austriak, Karl Nehammer kanë nënshkruar të mërkurën në Beograd, një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e bashkëpunimit trepalësh në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Dokumenti u nënshkrua në Presidencën e Serbisë si pjesë e samitit të dytë trepalësh të Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë.

Më parë, të tre liderët zhvilluan një takim, i cili u pasua nga një takim plenar i delegacioneve të tre vendeve.

Kancelari austriak, Karl Nehamer tha para takimit se qëllimi është krijimi i një boshti të fortë në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe miratimi i masave të përbashkëta për forcimin e mbrojtjes së kufijve.

/Shqip.com