Lajme Botë

Serbët përkrahin luftën e Rusisë, festojnë për vdekjen e Albright

Protesta në Serbi

Mijëra protestues serbë kanë vërshuar rrugët e Beogradit në mbështetje të Rusisë në luftën në Ukrainë.

Ata po festojnë edhe për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Medeleine Albright.

Serbët në duar mbajnë flamuj të Rusisë dhe disa parulla ‘Albright digju në ferr’.

Pamje nga protesta në Serbi

Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare.

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Protesta në Serbi