Serbët në veri sot do të protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe

Serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, sot pritet që ta mbajnë një protestë, kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partisë Lista Serbe.
Organizatori i protestës, komisioneri i Lëvizjes për Mbrojtjen e Kosovës, Nebojsha Joviq u ka bërë thirrje qytetarëve që mblidhen për të ngritur zërin ndaj atyre që po punojnë kundër interesit të serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Qytetarët e Mitrovicës duhet të dalin publikisht dhe qartë t’i dërgojnë një mesazh publikut, para së gjithash serb, se Aleksandar Vuçiq, me politikën e tij destruktive proshqiptare dhe proserbe në Kosovë, si dhe me listën Srpska, e cila ishte partner afatgjatë i Thaçit dhe Haradinajt, nuk mund të përfaqësojë më serbët që jetojnë në Kosovë”, tha ai.
Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.
Ky organizim ishte paralajmëruar të mbahet ditën e hënë, por organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë.
/Shqip.com