Kulturë

“Sëmundje dhe Perëndi”, romani më i ri i Gëzim Aliut

Gëzim Aliu, “Sëmundje dhe Perëndi”
Gëzim Aliu, “Sëmundje dhe Perëndi”

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka sjellur për lexuesit romanin më të ri të shkrimtarit Gëzim Aliu, “Sëmundje dhe Perëndi”.

“Sëmundje dhe Perëndi” është roman për trazimin shpirtëror. Për peshën e pyetjeve të mëdha. Për besimin dhe humbjen e besimit në Perëndi. Për gënjeshtrat. Dyshimin. Dashurinë e xhelozinë. Familjen. Fanatizmin. Përkohshmërinë. Dhembjen. Vuajtjen. Vdekjen. Jetën. “Sëmundje dhe Perëndi” është roman për Njeriun! Jo për njeriun e humbur. Është për Njeriun dhe vetminë e tij të përjetshme.

Ky roman ka qëndruar disa vite i mbyllur në zemrën dhe mendjen time. I mbyllur në faqet e dorëshkrimit. Kur dorëshkrimi fillon të shkoqet ngadalë, me dhembje, nga unë dhe më në fund botohet, përjetoj një lloj lehtësimi, më duket sikur kanë nisur të mbijnë e të harkohen ura për të më lidhur me lexuesit e sotëm, lexuesit e ardhshëm”, thotë shkrimtari Gëzim Aliu.

Gëzim Aliu / Shkrimtar

Shkrimtari dhe studiuesi Agron Gashi ka vlerësuar romanin e Aliut, duke thënë se është i shkruar ngadalë e mjeshtërisht.

“Leximi i dorëshkrimit është pjesë e besimit nga autori, i cili duke ta dhënë statusin dhe privilegjin e lexuesit të parë, pothuajse bëhesh pjesë e vetë procesit artistik. Dje e mora edhe të botuem romanin e ri të Gëzimit, “Sëmundje dhe Perëndi”.

Jam fascinu kur e kam lexu. Roman i shkruem ngadalë e mjeshtërisht, i menduem gjatë e i përmbledhun mirë. Ka disa vjet që e ka lanë në sirtar për ‘me ardhë si vena’. Iu ka kthye e rikthye. Prandaj, veprat e mira e duan autorin e prajtë e të durueshëm, siç është Gëzim Aliu, tashmë njëri prej shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe”, thekson Gashi.

Romanin mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini” në shesh dhe në Prishtina Mall.

/Shqip.com