Sellma i jep ‘forcë’ Adrianës

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi gjatë ditës së sotme pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumorit në tru, i cili i është rishfaqur pas nënë vitesh.
Së fundmi, grimerja e famshme Sellma Kasumoviq ka publikuar një video mbështetëse për të teksa ishte duke e grimosur.
“Ta du Energjine oj @adrianamatoshi nuk ka si ti. Me force ki me kalu këtë sprove, e me karakterin e vullnetin tanë ki me u kthy edhe ma fuqishëm! Çdo frymë do të lutemi për ty”, shkroi Sellma krahas videos.
Në mbështetje të saj kanë shkruar edhe shumë figura tjera si: Dafina Zeqir, Dj Geek, Labinot Tahiri e shumë të tjerë.
Ndërsa të martën u organizua ecja në sheshet e Prishtinës në mbështetje të Adrianës nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com