Selimi për Ramën: Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e ushtarak vizionar

“Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar”.
Kështu deklaroi të martën ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, derisa komentoi dorëheqjen e Rrahman Ramës nga pozita e komandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndonëse vetë Rama nuk e pranuar, por në media është raportuar se dorëheqja e tij ka ardhur pas presionit politik nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në vendin e tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Bashkim Jasharin.
Duke qenë se ai vjen nga familja heroike Jashari, Selimi tha se për këtë arsye nuk mund ta komentojë, por shtoi se Rama është ai që ka sjellë FSK-në në piedestal.

“Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike”.
“Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar”, shkroi ish-ministri Selimi në Twitter.
Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike. Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar.
— Selim Selimi (@selim_selimi) November 30, 2021