Lajme

Selimi: E kam proceduar Kodin Civil mbi parimin se dashnia është dashni

Selim Selimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shkruar për Kodin Civil ku parashihet lejimi i martesave mes gjinisë së njëjtë, për të cilin u diskutua sot në Parlament.

Ai tha se kushdo që është kundër martesës mes gjinisë së njëjtë është “shtypës i të drejtave të njeriut”.

“Prita sot të votohet Kodi Civil. Është ndërmarrje kolosale e kodifikimit të së drejtës civile. Aty parashihet unioni civil në mes sekseve të njëjta. Kushdo që është kundër është shtypës i të drejtave të njeriut. Unë e kam procesuar këtë kod mbi parimin se dashnia është dashni!”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Partia ku Selimi bën pjesë, Aleanca për Ardhmëria e Kosovës, ka dalë kundër votimit të këtij ligji.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ky vendim ka ardhur si shkak i kërkesave të shumta nga elektorati i kësaj partie.

“Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, ka shkruar Tahiri./Shqip.com