Sela thumbon VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Publikuar:
(01.05.2024 21:40:09)

Lider i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.
Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.
Për VLEN-n, Sela tha se tani e kanë harruar Albin Kurtin dhe po e përdorin Mickovskin.
“Fronti Evropian do ta thellojë akoma më tepër rezultatin, këto janë pritjet, ndryshe nuk ka sesi të shpjegohet edhe sjellja e VLEN-it që tani kanë harruar Albinin dhe përdorin Mickovskin”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.
/Shqip.com