Lajme

Sela: Janë organet e ASH që vendosin për koalicionin, të shtunën thërras Kuvendin Qendror

Organi që ka të drejtë të marrë vendim, është Kuvendi Qendror, këtë e tha Ziadin Sela në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

Deklarata e Selës erdhi pasi Arben Taravari njoftoi se ka marrë nënshkrimet e 80 anëtarëve të Kuvendit të ASH, në mbështetje të idesë për bashkim me opozitën shqiptare në koalicion për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Sela tha se ka caktuar mbledhje të forumit më lartë vendimmarrës, Kuvendit Qendror për ditën e shtunë. Ai akuzoi Taravarin se ka shmangur strukturat vendimmarrëse të ASH.

Formulën se si dhe me kë do të dalë në zgjedhje ASH, tha Sela, e vendosin organet e partisë.

Ditën e shtunë, aq sa edhe statuti i partisë më lejon, thirret Kuvendi Qendror i ASH-së, si kryetar i saj me të drejtën statutare që ma jep statuti, kam drejt që ta thërras Kuvendin e ASH-së, në të cilën do të vendoset përpara përgjegjësisë kryetari i partisë, i cili ka dy muaj që nuk i ka thirrur organet e partisë, nuk është thirrur kryesia e ngushtë, nuk është thirrur kryesia qendrore e partisë, dhe normalisht sipas radhës së gjërave fillimisht çdo vendim, çdo ofertë, edhe gjithçka edhe për negociata me partitë politike”, tha mes tjerash Sela.

/Shqip.com