Lajme

Sekuestrohet një numër i madh i aparaturave për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë

Aparaturat e konfiskuara nga Policia e Kosovës

Një numër i madh i aparaturave për prodhimin e kriptovalutave janë sekuestruar të premten në një lagje të Prishtinës, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sekuestrimi i tyre është bërë në asistim të Doganës së Kosovës.

Aparaturat e konfiskuara nga Policia e Kosovës

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia sot ka asistuar Doganën e Kosovës, me ç ‘rast pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, PK ka treguar se zyrtarët doganorë kanë vazhduar më tej me procedimin e rastit.

Lexo edhe:
Bloomberg shkruan për vendimin e Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave – a pritet të ndodhë njëjtë si në Kazakistan?

Ndryshe, para dy javësh Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave në vend për shkak të krizës energjetike./SHQIP.com