Sekuestrohet një granatë dore dhe një thikë në Prishtinë
Publikuar:
(14.12.2022 19:10:43)

Sot zyrtarët policor të stacionit qendra, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontrollë rutinë, ku kanë gjet dhe sekuestruar:
Një granatë dore dhe një armë e ftohtë -thikë.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Ndaj personit të dyshuar A.D, mashkull, 27 vjeç, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.
/Shqip.com