Lajme

Sekuestrohen aparatura për prodhim të kriptovalutave në Lipjan

Aparatet për prodhim të kriptovalutave.

Në fshatin Dobrajë të Lipjanit të hënën janë sekuestruar disa aparatura për prodhimin e kriptovalutave, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin janë ftuar edhe zyrtarët doganorë të cilët kanë proceduar më tej rastin.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor,  me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe  nga ana e tyre është  proceduar më tej me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, para dy javësh Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave në vend për shkak të krizës energjetike./SHQIP.com