Lajme

Sekuestrohen 15 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht në Gjakovë

Alkooli i sekuestruar

15 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht janë sekuestruar të enjten në Gjakovë nga Dogana e Kosovës, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë organizuar kontrolle të detajuara në katër lokacione të dyshuara për prodhim illegal të pijeve alkoolike në rajonin e Gjakovës.

Alkooli i sekuestruar në Gjakovë

Sipas njoftimit të Doganës, prodhuesit e alkoolit i janë shmangur edhe taksave si dhe njëkohësisht është prodhim i pakontrolluar që paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

“Me këtë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht  dhe me këtë rast i janë shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarve të Republikës së Kosovës.

Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim: – 10,518 Litra Raki, – 4,000 Litra Verë, – 310 Litra Liker”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com