Lajme Botë

Sekretari amerikan i Shtetit vesh të birin si Zelensky për “Halloween” (Video)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vesh të birin si Zelensky për “Halloween”
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vesh të birin si Zelensky për “Halloween”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është vënë nën kritika pasi kishte veshur djalin e tij të vogël në një stil të ngjashëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke i dhënë dhe një flamur ukrainas për një pritje mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Imazhe të eventit të pritur nga presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden tregonin Blinken pranë fëmijëve të tij teksa i biri mban një xhaketë në jeshile të errët në stilin e Zelensky, ndërsa e bija mban një flamur të verdhë e blu.

Vetë Blinken nuk kishte bërë veshje të veçantë por shakaja e Halloween me luftën nuk u prit mirë në rrjetet sociale.

Një tjetër shkruante “Shfaqje kllounësh për Luftën III Botërore; Antony Blinken vesh të birin me kostum Zelensky dhe të bijën me flamur ukrainas në Shtëpinë e Bardhë”.

/Shqip.com