Seanca e ardhshme e Kuvendit ka vetëm dy pika në rend të ditës

Seanca e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet gjatë ditës së enjte dhe do t’i ketë vetëm dy pika në rend të ditës.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike.
“Pika e parë është shqyrtimi i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky i cili parasheh kompensimin komfor normës së inflacionit prej muajit prill të këtij viti për të gjitha kontratat publike, e dorëzuar në Kuvend dy javë më parë ku tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet që të hyjë në seancë të rregullt”, tha Kusari-Lila.
Ndërsa, pika e dytë ka të bëjë me vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale.
“Projektligji i dyte është ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Edhe ky projektligj parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listës esenciale”.
Kryesia e Kuvendit është dakorduar që në seancën e së enjtes të mos ketë pyetje parlamentare dhe deklarime jashtë rendit të ditës.
“Ishte dakordim i grupeve parlamentare që në mbledhjen e kryesisë së që seanca e së enjtes të mos i ketë dy pikat e rregullta siç janë, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare në mënyrë të ekonomizimit të kohës”.
Sipas Kusarit, kjo do të ndodhë për arsyeje se si të kryhen dy pikat e përmendura do të trajtohen pikat e papërfunduara që nga seancat e kaluara duke filluar nga 4 gushti.
/Shqip.com