Scott Disick është ‘i zemëruar’ për fejesën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, Kourtney Kardashian dhe rokeri i “Blink-182”, Travis Barker janë fejuar.
Kardashian konfirmoi lajmin emocionues në Instagram duke postuar fotografi nga propozimi romantik.
Por, ish partneri , Scott Disick është “absolutisht i zemëruar” për fejesën e Kourtney Kardashian thotë një burim ekskluzivisht për Us Weekly.
“Ai e dinte që ishte e mundur të ndodhë kjo fejesë, por është shumë xheloz për marrëdhënien e Kourtney dhe Travis,” thotë burimi i brendshëm, duke vënë në dukje se “Scott ende mendon se ata mund t’i anulojnë gjërat para dasmës”.

Të dielën, Travis i propozoi yllit të Keeping Up with Kardashians fejesë në plazhin në Santa Barbara, Kaliforni.
People konfirmoi lidhjen e Kardashian dhe Barker në janar. Ata e bënë romancën e tyre zyrtare në Instagram në shkurt pas Ditës së Shën Valentinit, kur ylli televiziv ndau një fotografi të çiftit duke u kapur për dore./SHQIP.com