Scholz për “Open Balkan”: Ne i japim prioritet të madh Procesit të Berlinit

Kancelari i Gjermanisë. Olaf Scholz ka bërë të ditur se i jepin pritoritet Tregut të Përbashkët Rajonal.
Kjo ishte përgjigja e Scholz kur u pyet për iniciativën rajonale të Open Balkan, dhe më pas tha se Procesi i Berlinit është forumi që i çon në BE vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara”, tha ai.
Kancelari Scholz gjithashtu ka thënë se shtete që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i ndjekin rregullat e lirisë së lëvizjes.
“Të gjithë duan të shkojnë në BE atje edhe ashtu ekzistojnë dhe janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes dhe kushdo që dëshiron t’i bashkohet BE-së duhet t’i ndjek ato”, u shpreh Scholz.
Kancelari i Gjermanisë ka folur edhe për rëndësinë që dialogu me Serbinë të shkojë përpara si parakusht për investime e anëtarësim në BE.
“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu me Serbinë të çohet përpara, vlera e sigurisë dhe lirisë na bëhen edhe më të qarta. Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një zgjidhje politike që kontribuon në stabilitetin rajonal. Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE-së”, tha ai.
Ai gjithashtu ka folur edhe liberalizimin e vizave ku ka thënë se heqja e vizave është proces që duhet të shkojë përpara.