Rozë

Sara tregon se a do të lejonte Ledrit të bëhej pjesë e “Big Brother”

Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Blogerja e njohur, Sara Hoxha dhe reperi, Ledri Vula janë një çift mjaft i përfolur në mediat rozë për shkak të famës që ata kanë.

Sara është mjaft aktive në rrjetet sociale ku tregon përditshmërinë për ndjekësit e saj edhe gjërat më private.

Së fundmi ajo ka hapur opsionin pytje përgjigje në Instagram, ku në adresë të blogeres kanë ardhur pyetje të shumta, por që u dallua një e destinuar për Ledrin.

“A do e leje Ledrin te futej tek BB” ishte pyetja të cilës Sara iu përgjigj shumë pozitivisht. “Me këtë që na bëri Bora patjetër që po”, ka shkruar ajo.

Kështu Sara lë të kuptohej se nuk do e kishte problem që Ledri të bëhet pjesë e Big Brother Vip dhe ka besim të madh të dashuria e tij për të.

Në anën tjetër, Ledri është aktiv me projekte të reja. I fundit është bashkëpunimi me Gjikon dhe Lumi B i titulluar “Ça bone”.

Kënga që dy javë nga lansimi numëron 2.3 milionë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com