Samsung zgjeron gamën e modeleve të serisë A

Seria Galaxy A e Samsung po zgjerohet dhe në kuadër të këtij plani, do të vij modeli Galaxy A05s, që do të ketë një përmirësim shumë të madh në krahasim me paraardhësin e tij.
Përmirësimi më i dukshëm është në pjesën e përparme, ku Galaxy A05s përmban një ekran LCD të madh PLS 6,7 inç me rezolucion 90Hz 1080p – nga 720p sa ishte në modelin e kaluar.
Një tjetër përmirësim i madh është çipi efikas 6nm Snapdragon 680 i çiftuar me 4 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të brendshme.
Ekziston gjithashtu një version 6 GB, por ai nuk do të jetë i disponueshëm në tregje të caktuara.
Galaxy A05s është me dizajn të bukur edhe në pjesën e prapme.
Ky model do të vjen me sistemin operativ Android 13.
Kamerat në anën e pasme do të jenë 50 MP dhe dy kamera tjera me nga 2 MP secila.
Në pjesën e përparme që ndryshe njihet si selfie, do të ketë të vendosur kamerën me rezolucion prej 13 MP.
Galaxy A05s planifikohet të dalë në shitje nga 18 dhjetori.
/Shqip.com