Ekonomi

Samiti “The Western Balkans 2024” / Kurti: Kosova po udhëheq në Ballkan për rritje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin “The Western Balkans 2024”, ka thënë Kosova është prijatare në rajon për rritje ekonomike dhe sundim të ligjit.

“Reformat tona ekonomike jo vetëm se kanë tërhequr investimet ekonomike, por kanë stimuluar ekonomitë lokale duke shtruar rrugën për rritje të dukshme. Komunitetet në Kosovë po bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ky shpirt i bashkëpunimit do të vazhdoj të lulëzojë”, ka deklaruar Kurti.

Si çelës të suksesit për Ballkanin Perëndimor, ai e ka cilësuar bashkëpunimin dhe unitetin. Ka bërë thirrje për punë të përbashkët në të mirë të prosperitetit të popujve.

“Kosova po udhëheq në Ballkanin Perëndimor sa i përket rritjes ekonomike, sundimit të ligjit dhe të drejtat politike. Të gjitha këto janë duke u përmirësuar. Do të ketë edhe rritje të investimeve dhe qasje më të përmirësueshme në tregjet globale. Qeveria jonë po planifikon në mënyrë aktive mbi 50 projekte infrastrukturore, të cilat kërkojnë më tepër se 7 miliardë euro”, ka premtuar Kurti.

/Shqip.com