Sali Berisha padit për shpifje Sekretarin e Shtetit Amerikan, Antony Blinken

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paditur për shpifje Sekretarin e Shtetit Amerikan, Antony Blinken, transmeton Shqip.com.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai, në një konferencë për shtyp të enjten, ku tha se avokati i tij e ka depozituar padinë në Gjykatën Konvencionale të Parisit.
Berisha e cilësoi politik dhe pa baza vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shpallur “non grata”, të padëshiruar.
“Me këtë padi kërkoj të bëj transparencë ndaj shqiptarëve dhe të provoj se ky vendim është fund e krye politikë, pa asnjë bazë. Me gjithë kërkesën e paraqitur drejtuar Blinken për të bërë publike cdo fakt që disponon, por edhe kërkesat e mediave që të faktojë akuzat ndaj meje, deri sot nuk është paraqitur se ato nuk ekzistojnë”, u shpreh ai.
Më 19 maj Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken njoftoi se kishte shpallur Berishën dhe familjarët e tij “të padëshiruar” në SHBA për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”./SHQIP.com