Sadik Krasniqi / Apartamenti
Publikuar:
(30.07.2023 11:42:27)

APARTAMENTI
Në apartamentin me pamjen e bukur nga deti
të rezervuar muaj më parë
i hoqi dritares perden e mëndafshtë
u shtang që s’pa det as qiell
pa vetëm një shkëmb shkrumb nga dielli
Pas ankesës te shefi
dy nimfa biondinë
varën një foto të madhe sa muri
me një peizazh me det e palma të bukura
Ai kërkoi një grep dhe një karrige
tha dua të zë peshq
vajzat dolën duke qeshur
thanë idioti
/Shqip.com