Sabiani hyn sonte në “Big Brother VIP” për të ndarë Keisin me Kristin? Këngëtari ngre dyshime

Në mesin e disa lojërave të organizuara nga produksioni i Big Brother Vip Albania, Kejsi ka refuzuar që të përgjigjet njërës nga pyetjet dhe është detyruar që të zgjedhë dënimin.
Dënimi parashihte puthjen e njërit nga djemtë e shtëpisë në buzë dhe Kejsi zgjodhi pikërisht Kristin.
Nga ajo kohë dyshja kanë treguar pëlqimin që kanë për njëri tjëtrin, por kundër kësaj është babi I saj, Sabiani.
Videot e fundit të Sabianit në TikTok janë sa komike aq edhe thumbuese. Së fundmi ai ka publikuar një vide nën audion:
@sabiani_original ♬ original sound – …
“Më në fund erdhi momenti që po prisnit. Ka ardhur koha të bëjmë dëme. Do bëjmë dëme sot apo jo?”, thuhet në videon e tij.
Sonte është prime i BBV, prandaj ndjekësit po dyshojnë se Sabiani do të futet si surprizë për Keisin, por jo pa dëme.
/Shqip.com