Lajme Botë

Ryker: Ja kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e BE-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës
Objekti i Qeverisë së Kosovës

Joakim Ryker, diplomati i njohur gjerman, tha për “Balkan Talks” në Euronews Albania, se në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Unë personalisht mendoj se sapo arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli dhe Ohri hodhën hapa të rëndësishëm, sapo arrihet marrëveshja mendoj se problemi i 5 shteteve që nuk e njohin, do të shuhet. Këtë bindje kam unë”, ka thënë Ryker.

Sipas tij është detyra e qeverisë serbe të përmbysë opinionin se nuk e mbështesin njohjen e Kosovës edhe nëse do tu krijohej mundësia për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian. Diplomati shtoi se një opinion i tillë nuk është në interes të Serbisë.

/Shqip.com