Lajme Botë

Rusia sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ndërtesa e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës.
Ndërtesa e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), organi më i lartë gjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pritet që më 31 janar të shqiptojë një vendim rreth akuzave se Rusia ka shkelur në Ukrainë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe kundër diskriminimit.

Kievi akuzon Moskën për financimin e grupeve pro-Rusisë në rajonin e Donbasit në Ukrainë, dhe për zhdukjen e kulturës tatare dhe ukrainase në Krime, pasi Rusia e aneksoi ilegalisht gadishullin më 2014, raporton REL.

/Shqip.com