Rusia ndalon sulmin ajror nga Kievi, shkatërron 22 dronë ukrainas
Publikuar:
(07.05.2023 15:59:40)

Mbrojtja ajrore e Rusisë zbuloi dhe shkatërroi 22 dronë ukrainas mbi Detin e Zi gjatë natës, tha ministria e mbrojtjes e vendit në një deklaratë publike.
Një zyrtar i instaluar nga Rusia tha më herët se Ukraina kishte lëshuar drone në Krime gjatë natës, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Nga ana tjetër ministria e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin fituar më shumë terren në qytetin ukrainas të Bakhmut, duke pretenduar dy “blloqe” në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të qytetit.
/Shqip.com