Lajme

Rusia mohon vrasjen e civilëve në Bucha të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes është përpjekur të hedhë poshtë akuzat për vrasjet e dyshuara të civilëve në qytetin Bucha, afër Kievit.

Mes dënimit të gjerë nga udhëheqësit perëndimorë pas zbulimit të trupave pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë sugjeroi se skenat ishin “provokimi i fundit” nga Ukraina, shkruan BBC.

Rusia pretendoi se asnjë banorë vendas nuk ra viktimë e veprimeve të dhunshme gjatë kohës që pushtoi qytetin dhe tha se forcat ruse u tërhoqën më 30 mars.

Ndërkaq, sipas Rusisë fotografitë dhe videot ishin “falsifikimet më të fundit nga regjimi i Kievit”.

Masakrën në Bucha e kanë dënuar shumë zyrtarë dhe e kanë quajtur si gjenocid, kurse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po shkatërronte dhe shfaroste Ukrainën.