Lajme Botë

Rusia instalon sistemet mbrojtëse në ndërtesat e rëndësishme

Shefat e Kremlinit kanë ngritur sisteme masive anti-ajrore Pantsir-S1 në ndërtesat kryesore të Moskës mes pretendimeve të dyshimta të sabotatorëve të mundshëm ukrainas në Rusi.

Sistemet janë vendosur në ndërtesat qeveritare dhe politike, plus shtëpitë e personave të rëndësishëm duke treguar paranojën e Kremlinit mbi shpërthimin e një lufte civile për luftën në Ukrainë.

Inteligjenca ruse po nxjerr pretendime se spiunët e Kievit janë në Rusi dhe se ata mund të nisin sulme në vende të njohura brenda Moskës.

Por ekspertët rusë thonë se armët synojnë të parandalojnë revoltën e elitës së militarizuar të Rusisë, si krerët e grupit “Wagner” apo edhe liderët çeçene, raportojnë mediat e huaja.

Ata mund të kenë akses për të sulmuar dronët që presidenti rus, Vladimir Putin, tani ka frikë se mund të vendosen kundër vetë Kremlinit.

/Shqip.com