Rusia feston Krishtlindjet më 7 janar, shpall armëpushim 36 orë

Bëhet me dije se armëpushimi do të shpallet pasditen e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit 2023.
Moska gjithashtu i bën thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në shërbimet në prag të Krishtlindjeve, pasi Rusia feston Krishtlindjet më 7 janar.
Një deklaratë zyrtare nga Kremlini e postuar në aplikacionin “Telegram” thuhet se: “Udhëzimet e Presidentit të Federatës Ruse për Forcat e Armatosura të Federatës Ruse. Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të prezantojë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e kontaktit ndërmjet palët në Ukrainë. Duke u bazuar në faktin se në zonat e luftimit jetojnë një numër i madh qytetarësh që shpallin ortodoksinë, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në Ditën e Lindjes së Krishtit”.
Ndërsa, në lidhje me bisedimet për një marrëveshje për paqe midis dy palëve, një zyrtar i lartë ukrainas ka përsëritur sot refuzimin e Kievit me Moskën që do t’i lejonte Rusisë të mbante territorin ukrainas të kapur nga forcat e Vladimir Putin.
/Shqip.com