Rusia është duke krijuar valë të re të refugjatëve dhe zhvendosje të popullatës në Ukrainë

Forcat ruse janë duke shkatërruar Ukrainën ngase për shkak të agresionit të tyre janë detyruar 6 milionë e 500 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre për tu vendosur më pastaj në rajonet e tjera të Ukrainës ku situata konsiderohet si më e qetë.
Kurse mbi 3 milionë banorë tani janë larguar nga Ukraina në drejtim të shteteve tjera.
Të dhënat janë bërë të ditur nga Agjencia për Refugjatët (UNHCR) e cila vepron në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
“Njerëzit vazhdojnë të ikin sepse kanë frikë nga bombat, sulmet ajrore dhe shkatërrimet pa dallim. Ndihma është jetike, por nuk mund të ndalojë frikën. Vetëm ndalimi i luftës munden. Rreth 90 për qind e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë” ka thënë shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi.
Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç nuk kanë të drejtë të largohen nga vendi sepse shteti ukrainas ka bërë thirrje ushtarake.
Sipas të dhënave të fundit të UNHCR-së, 2 milionë e 693 mijë ukrainas kanë kaluar kufirin e Polonisë. Pasi ishin vendosur në një vend në të cilin nuk ka dhunë ata pastaj kishin vazhduar të udhëtojnë në vendet e tjera të Evropës.
UNHCR-ja deklaroi se më shumë se gjysmë milioni ukrainas kishin hyrë tani në Rumani.
Në Moldavi mendohet se kanë hyrë 359 mijë ukrainas. Ky shtet gjendet në mes Rumanisë dhe Ukrainës.
Në Hungari mendohet se janë strehuar 299 mijë e 273 refugjatë. Kurse në Sllovaki mendohet se janë strehuar 240 mijë banorë.
Në Rusi dhe Bjellorusi mendohet se janë strehuar 186 mijë refugjatë. /Shqip.com